Një 44-vjeçar ra në pranga e Policisë së Durrësit. Në një njoftim për mediat, autoritetet policore thonë se arrestimi i tij erdhi pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të bijën e tij 14-vjeçare dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gruas së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. C., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 15, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 14 vjeçe”, thuhet në një njoftim të shkurtër për mediat./tvklan.al