Lajme Arkiva 2003

Banorët e Bathores e mbajtën fjalën, por qeveritarët që ju drejtohen një mori kërkesash ende jo. Kështu protestat në Bathore pas gati një muaj pritje nisën pasdite.

Në qendër të kësaj zone të ardhurit me fëmijët e tyre kanë kërkuar interesimin e shtetit përpara 4 vjeçarit të votimeve. Bathorja vuan për legalizim ujë, drita, infrastrukturë, arsim dhe shërbim shëndetësor.

Protestues:Pika e parë është uji për të larë sytë, se s’kemi asnjë pikë ujë për të pirë e për të larë. E dyta është rruga. E treta është shkolla dhe hallet ekonomike pastaj vijnë njëra pas  tjetrës.

Protestues: Kanë kërkuar në fushatën e votimeve, na kanë thënë i gjithë populli i Bathores edhe nga PD edhe nga PS dhe na kanë thënë ti gëzoni shtëpitë tuaja, sot diskutohet të ligjshëm apo të paligjshëm.

Gazetarja: Në fakt nuk jeni duke i gëzuar shtëpitë tuaja?

Protestues: Shtëpitë tona, çdo qytetar i Bathores po të dojë të shkojë të sigurojë shtëpinë ose të futet me hipotekë na thotë jeni të paligjshëm.

Gazetarja: Jeni ndër të parët familje e dinit që do të vinte kjo gjendje mendonit se qeveria do të vinte dorë në këtë fushë?

Protestues:Unë e kam ditur se qeveritarët të paktën ujë, drita rrugë do e bënin.

Gazetarja: Pavarësisht se nuk jeni të legalizuar nuk ekzistoni për ta?

Protestues: Viti ka 12 muaj çdo qeveritar 8 muaj le të punoj për vete për shtëpinë e vetë 4 muaj për popullin.

Sipas tyre kjo dalje në shesh është vetëm fillimi paradite ata do të marshojnë deri në rrugën kryesore duke e spostuar protestën e tyre dhe më vonë nëse nuk do të tërhiqet vëmendja ata pritet ti drejtohen institucioneve kryesore në kryeqytet./tvklan.al