Barazimi pa gola kundër Izraelit ka lënë një shije të mirë te përfaqësuesja e Kosovës.
Dardanët morën një pikë që mund t’i shërbejë për vazhdimësinë në Divizionin B të Ligës së Kombeve, teksa tashmë ndodhen në vendin e dytë me 4 pikë.
Një sfidë ku të dyja skuadrat patën mundësi për të shënuar, por mungesa e finalizimit vendosi fatin e takimit.
“Ne jemi në Ligën e Kombeve dhe çdo herë e kam thënë se vitin e ardhshëm kemi synim kualifikimin në Kampionatin Evropian. Për këtë arsye kam vendosur të prezantoj fytyra të reja. Djemtë e kanë bërë punën e tyre. Ka qenë një ndeshje mjaft e fortë kundër një ekipi teknikisht të fuqishëm. Ky grup i skuadrës nuk ka luajtur kurrë bashkë dhe për këtë duhet të jemi të kënaqur me një barazim”, tha Foda.
Pas dy ndeshjeve të para, Kosova ndodhet në vendin e dytë në Grupin B3, ndërsa Izraeli vazhdon periudhën e vështirë në Ligën e Kombeve, me vetëm një fitore në nëntë ndeshjet e fundit në këtë kompeticion.
Përballja e radhës për Dardanët do të jetë ajo ndaj Austrisë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
