Barcelona po tregon se është e pakonkurrueshme në La Liga.

Skuadra katalanase fitoi “El Clasico” në fushën e Real Madrid që e shikon akoma më larg kreun e renditjes. Barcelona triumfoi me rezultatin 3 – 0 në të shtunën “Santiago Bernabeu”.

Real i nisi vrullshëm sfidën madje Ronaldo shënoi, por në pozicion të parregullt. Me kalimin e minutave lojtarët e Barcelonës reaguan.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për katalanasit ku edhe realizuar golat.

Suarez, Messi me 11-metërsh dhe Aleix Vidal hipotekuan suksesin që e mbajnë Real Madrid 14 pikë larg edhe pse madrilenët duhet të zhvillojnë një ndeshje të prapambetur. Real u penalizua edhe nga dalja me karton të kuq të Carvajal në minutën e 63’. Një sukses i rëndësishëm i Barcelonës që ka 45 pikë në 17 javë kampionat.

Tv Klan