Bashkia Tiranë e ka cilësuar si ndërhyrje politike deklaratën e Kryeministrit Edi Rama për moskorrektësinë e disa shkarkimeve që janë bërë në këtë institucion.
Nëpërmjet një deklarate Bashkia shprehet se kjo është ndërhyrje në kompetencat dhe vendimmarrjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Tiranë, në kundërshtim me Kushtetutën.
“Asnjë qëndrim politik nuk mund të justifikojë cënimin e autonomisë vendore dhe të vullnetit të qytetarëve të Tiranës. Bashkia Tiranë kërkon ndërprerjen e çdo ndërhyrjeje politike në vendimmarrjen e saj dhe respektimin e plotë të rendit kushtetues. Bashkia u përket qytetarëve të saj, jo preferencave personale të Kryeministrit dhe do i shërbejë deri në fundit zgjedhësve të saj”, thuhet në këtë deklaratë.
/tvklan.al












Botërori 2026 