Raportim Live

Belgjikë-Egjipt, pjesa e dytë

Mbyllet sfida.

Akordohen 5 minuta shtesë.

89’- Mechele bën ndërhyrje vendimtare, duke shmangur rrezikun e egjiptianëve.

87’- Pranë golit Romelu Lukaku. Pas një krosimi nga e djathta, sulmuesi gjuan me kokë, por shkon mbi traun e portës.

83’- Vazhdon spektakli i pjesës së dytë. Rastet janë nga njëra portë në tjetrën. Dy ekipet nuk pajtohen me barazimin.

77’- Lukaku provon me një gjuajtje të fortë me të djathtën. Tentativa e sulmuesit ndalet nga mbrojtja egjiptiane.

66’- BELGJIKA BARAZON 1-1! Romelu Lukaku futet në fushë dhe në pak sekonda bëhet vendimtar. Në tentativë për të ndalur sulmuesin, mbrojtësit shkaktojnë autogol.

65’- Nuk i besojnë syve tek Egjipti. Marmoush i shkon shumë afër golit, por gjuajtja e tij drejt portës devijohet dhe shkon jashtë.

63’- Pranë golit Belgjika me De Bruyne. Gjuajtja e mesfushorit shkon në duart e portierit.

62’- Iluzione goli nga Tielemans, gjuajtja fluturimthi e të cilit shkon ngjitur me shtyllën.

61’- Doku rrëzohet në zonë dhe kërkon penallti, arbitri vazhdon lojën.

60’- Marmoush shpërdoron një rast shumë të mirë shënimi. Sulmuesi egjiptian bën gjithçka mirë, por gabon me gjuajtjen në fund.  

56’- Dy raste të pastra për Egjiptin. Courtois ndal një gjuajtje me kokë të Salah, ndërsa Aroush gabon përballë portës, duke gjuajtur jashtë.

53’- Fati i kthehet kundër Belgjikës. Kevin De Bruyne lëshon një gjuajtje të fortë nga goditja e dënimit, por topi ndalet te shtylla dhe shkon jashtë.

48’- Rrezikon Egjipti. Dy raste të mira në zonë, por Ziko nuk gjuan si duhet dhe humb aksionin.

45′- Starton pjesa e dytë.

download app

Belgjikë-Egjipt, pjesa e parë

Mbyllet pjesa e parë.

45+4’- Me fat Belgjika, egjiptianët nuk përfitojnë nga një dalje e gabuar e Courtois.

45+1’- Belgjika shpërdoron një rast të artë shënimi. Doku gjuan mbi portë atë që ishte një penallti në lëvizje.

Akordohen 4 minuta shtesë.

38’- Aksion i rrjedhshëm i Belgjikës, por gjuajtja e Torssard ndalet në momentin e fundit.

33’- Courtois shpëton Belgjikën nga pësimi i golit të dytë. Portieri devijon në këndore një gjuajtje të rrezikshme të Zikos.

28’- Pretendime për penallti tek Egjipti, por arbitri lejon vazhdimin e lojës.

19’- GOOOOOOL EGJIPTI 0-1! Një supergol zhbllokon takimin. Aroush lëshon një predhë nga jashtë zone dhe e ndal topin në fundin e rrjetës.

14’- Ndëshkohet edhe Castagne te Belgjika. Ndali Salah në mënyrë të gabuar.

13’- Vjen kartoni i parë i verdhë. Ndëshkohet Atta i Egjiptit për një faull në mesfushë.

7’- Belgjika jep shkëndijën e parë. De Bruyne lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

0′- Starton sfida.

FORMACIONET ZYRTARE

Belgjika: Courtois, Meunier, Ngoy, Mechele, Castagne, Tielemans, Onana, Trossard, Doku, De Bruyne, De Ketelaere.

Egjipti: Shobeir, Hany, Ibrahim, Fathy, Fatouh, Lasheen, Attia, Salah, Ashour, Ziko, Marmoush.

Belgjika dhe Egjipti ndajnë pikët, përballje spektakolare në Botëror