Pavarësisht ndasive të mëdha me mazhorancën, Sali Berisha shprehet i gatshëm të negociojë për votën e emigrantëve.

Sali Berisha: Në rast se mendimi i ekspertëve kërkon që për këtë problem të ketë ndryshime, qoftë në Kod, qoftë në Kushtetutë, ne jemi të gatshëm.

Ndryshe nga Edi Rama që e la në zgjedhjet e 11 Majit në listën e hapur gardën e vjetër, Sali Berisha ende se ka një vendim për veten dhe drejtuesit politikë të qarqeve.

Sali Berisha: Nuk kemi asgjë të përcaktuar për momentin. Nëse mendon se Sali Berisha imiton Edi Ramën, është akti i fundit që do të bënte para se të vriste veten.

Përpara gazetarëve shpjegoi edhe arsyet e degdisjeve, sipas tij të Blendi Klosit në Dibër dhe Pirro Vengut në Vlorë si drejtues të PS për zgjedhjet.

Sali Berisha: Ka dërguar Pirro Vengun, i cili rezulton bashkautor në krime të rënda me drogën si drejtor porti, një ushtar i bandave dhe i Lubi Ballukut. Po pse? Se Çuçi edhe ai është i diskredituar.

Pas në akuza nuk la edhe familjarë të Kryeministrit.

Sali Berisha: Kunati i Linda Ramës, ka marrë tani mbikëqyrjen, ruajtjen e serverëve të Skapit.

Kur foli për aksionin e BKH-së ndaj Kryebashkiakut Veliaj, Berisha denoncoi fakte të reja me të cilat tha se ishte njoftuar nga qytetari dixhital.

Sali Berisha: Gjatë atij kontrolli janë gjetur 230 mijë Euro të fshehura në galeri. Dabulla lëshoi ultimatumin: guxoni, përmendni, fotografitë dhe regjistrimet e Olsit me Xibrakën bëhen publike brenda 3 orëve.

Ndonëse Edi Rama ka refuzuar të pranojë kërkesën e tij për qeveri teknike, Berisha thotë se ajo duhet të sanskionohet në Kushtetutë, ashtu si në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.

Sali Berisha: Le të bëhet normë kushtetuese për Shqipërinë.

Sipas Berishës, Rama është në shënjestër të kancelarive botërore, ndërsa u shpreh se pas ardhjes se Presisdentit Trump në pushtet do bëjë gjithçka për heqjen e ‘non gratas’ nga SHBA.

Sali Berisha: Ne do bëjmë të gjitha përpjekjet tona, por duhet që administrata e Trumpit të nisë punën në të gjitha institucionet.

Opozita do t’u rikthehet protestave më 23 Dhjetor dhe sipas Berishës, ky do të jetë tubimi më i madh i deritanishëm.

Sali Berisha: Do të jetë dita e mosbindjes më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria gjer sot.

Tv Klan