Për çështjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka reaguar sot edhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Ai thotë se Veiaj dhe avokati i tij kanë akuzuar Ramën dhe Ballukun se nuk i lejojnë ndërhyrjen e domosdoshme në këmbën e thyer, si ndëshkim për kundërshtimin e urdhrave të tyre për t’ia dorëzuar Bashkinë e Tiranës te Arbër Hajdari.

Berisha thotë se me këtë qëndrim çnjerëzor ndaj një të burgosuri me frakturë të kërcirit, Rama dhe Balluku dëshmojnë se e duan të vdekur sa më parë Erion Veliajn.

Në komentin e tij Berisha shkruan se e dënon me forcën më të madhe këtë qëndrim dhe u bën thirrje organziatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që të ndërhyjnë.

/tvklan.al