Sot në 4 prill mbahet vigjilja e Pashkës, që simbolizon pritjen e ringjalljes së Jezu Krishtit.
Gazetarja Ermelinda Hoxhaj në një raportim për Klan News tha se tashmë jemi në vigjilje të festës më të rëndësishme të të krishterëve. Kjo ngjarje simbolizon ringjalljen e Krishtit.
“Kjo është një ditë shprese. Është dita, ku shprea e drita mbizotëron mbi errësirën. Është shpresa që ndizet në zemrat e çdo besimtari. Në Tiranë dhe në kishat në mbarë vendin do të nisë Mesha e Shenjtë e Pashkës, e cila mban brenda saj liturgji, lexime të Biblës, fjalë të mbajtura nga priftërinjve, por edhe të Imzot Dodajt.
Do të jenë dhe lutjet e besimtarëve, që në fund të meshës do të marrin një qiri me vete. Kjo, për të simbolizuar dritën e Krishtit, për ta pasur gjatë gjithë kohës me vete dhe në shtëpitë e tyre. Është një festë që bashkon besimtarët me familjet e tyre, Është një festë, që vjen pas një muaji, ku katolikët kanë mbajtur kreshmën”, tha gazetarja.
Mesha kryesore e vigjiljes së Natës së Pashkëve u mbajt në Katedralen “Shën Pali” në kryeqytet.
Ndërsa, mesha më e rëndësishme në këtë orë mbahet në Vatikan, ku është dhe “shtëpia” e katolicizmit.
/tvklan.al












Botërori 2026 