Simbolizon vuajtjet e Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq
Mijëra besimtarë ortodoksë kremtuan të Premten e Zezë në të gjithë vendin, duke ju bashkuar procesionit të kalimit nën Epitaf dhe duke përshkuar rrugët kryesore të qytetit të tyre.
Në kryeqytet, rituali i Epitafit nisi nga katedralja Ngjallja e Krishtit, duke përshkuar përreth Sheshin Skënderbej, deri te rikthimi në kishë.
Të shumtë ishin qytetarët edhe në Korçë, të cilët ndoqën ritin e organizuar nga Mitropolia e Shenjtë. Nisja u bë nga sheshi i Katedrales dhe vijoi në dy bulevardet kryesore.
Te premten para Pashkës, e cila njihet si e Premtja e Zezë, besimtarët ortodoksë kujtojnë vuajtjet e Krishtit me kryqin mbi shpinë, duke ecur drejt vendit ku u kryqëzua, për t’u ringjallur të dielën e Pashkës. Mesha do të mbahet ditën e Dielë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 