Fredi Rrushi dhe Ruzhdi Hoxha kanë qenë shokë të vjetër. Kjo është konfirmuar një ditë më parë gjatë një interviste ekskluzive për Klan News nga djali i biznesmenit Hoxha, Samir Hoxha, i cili tha se babai i tij e kishte shok prej vitesh. Djali thoshte një ditë më parë se personalisht nuk kishte asnjë dyshim dhe se gjithçka ia kishte thënë policisë.

Gazetari: Kush ishte personi i fundit që është larguar se dhe nga policia ka dyshime që të jetë larguar bashkë me…

Samir Hoxha: Personi i fundit, atë e di policia, i ka policia të gjitha. Përderisa unë ia kam lënë policisë në dorë i ka policia të gjitha.  Edhe sqarimin ua ka dhënë.

Gazetari: Nuk keni ndonjë dyshim?

Samir Hoxha: Jo, i ka policia dyshimet të gjitha. Vetë personalisht nuk kam. Për personin konkret e di policia, i fundit që është parë, është parë me një shok të vetin. Se ai vetëm me shokë rrinte.

Gazetari: E njihni ju?

Samir Hoxha: Po normalisht e njoh. E ka shok prej vitesh.

Ruzhdi Hoxha u gjet i pajetë në një greminë në Qafë Mollë në Dajt. Ai ishte mbuluar me gurë dhe zhavorr, në përpjekje për të zhdukur gjurmët. Autor i kësaj ngjarjes sipas policisë dyshohet të jetë Fredi Rrushi. Rrushi është arrestuar që më 26 Tetor dhe kjo pasi është shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge. Rrushi ka qenë personi i fundit që është parë në shoqërinë e Hoxhës./tvklan.al