Shqipëria po vizitohet jo vetëm për pushime, por edhe qëllime biznesi dhe arsye shëndetësore

Rritja e sektorit të turizmit në vendin tonë padyshim i atribuohet edhe jehonës së mediave të huaja që përmes shkrimeve të tyre kanë prezantuar vendin tonë në mënyrën më dinjitoze të mundshme.

Së fundmi, ajo që vlen të theksohet është se narrativa turistike e Shqipërisë po merr një kthesë të re  sipas të përditshmes britanike ‘Breaking News Network’, pasi vendi ynë po pozicionet si një destinacion që ja vlen të vizitohet gjatë gjithë vitit. Këtë e vërtetojnë edhe shifrat zyrtare.

Këtë vit, pati një fluks të paprecedentë vizitorësh, gati gjysmë milioni, një dëshmi që sektori i turizmit është në rritje.

Afro 475 000 vizitorë nga Evropa e konsiderojnë Shqipërinë si një destinacion të preferuar të  sapo zbuluar në listën e tyre udhëtimeve. Rritja e turistëve nga SHBA-ja me 20% dhe një rritje prej 40% nga Azia Lindore dhe Paqësori, thekohet në artikull tregon një rritje të turizmit në shkallë globale që ka tërhequr udhëtarët e huaj për historinë e pasur të Shqipërisë, peizazhet befasuese dhe mikpritjen e ngrohtë.

Por kjo rritje nuk ka të bëjë vetëm me pushimet, por gjithashtu dhe atyre që udhëtojnë për qëllime shëndetësore apo biznesi.

Por teksa Shqipëria mirëpret qytetarë nga e gjitha bota, edhe vetë shqiptarët gjithashtu po dalin më shumë, duke eksploruar përtej kufijve të tyre me udhëtime jashtë vendit me një rritje prej 19%.

Kjo sipas së përdishmes britanike është shenjë e ekonomisë kombëtare dhe mirëqënies së qytetarëve.

Klan News