9 shqiptarë ndeshen me rivalë të huaj

Më 28 Nëntor në Tiranë do të mbahet një event ndërkombëtar boksi nën kujdesin e federatës shqiptare dhe WBC.

Prej 3 muajsh 9 boksierë shqiptarë përgatiten të përballen me rivalë shumë të fortë që vijnë nga vende të ndryshme të Europës si dhe Amerika latine. Por dy janë sfidat kryesore.

Eduart Dalipi, trajner boksi: Neraldo Ymeri për titullin WBC Youth World Champion dhe Nelson Hysa. Boksierët janë përgatitur fort jam optimist festa e flamurit 28 nëntor do na bëjnë krenarë.

I impenjuar në shumë eventë ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit, gjigandi Nelson Hysa ka një shpjegim origjinal përse në Shqipëri është rritur interesimi për sportin e boksit.

Nelson Hysa: Është rrit interesimi sepse është Nelson Hysa në boksin profesionist… Shqiptarët i duan sportet e forta, federate serioze po na anëtarësojnë dhe shpresojmë së shpejti tituj botërorë në Shqipëri.

Alban Beqiri, bronx në kampionatin botëror në Beograd, e vetmja medalje në Shqipëri dhe kolonel në forcat e armatosura, nuk mjaftohet me vendin e tretë.

Alban Beqiri: Ndeshja më rrit në nivel ndërkombëtar synoj vendin e parë.

Eventi i boksit do të mbahet më 28 Nëntor në sallën sportive Feti Borova pranë Parkun Olimpik.

Tv Klan