Meksika e nisi me fitore Botërorin 2026 në shtëpi duke mundur 2 – 0 Afrikën e Jugut të enjten në stadiumin Azteca dhe i transmetuar në TV Klan.

Meksikanët e nisën në sulm duke marrë zemër edhe nga mbështetësit e saj.

Pas rasteve goli erdhi shumë shpejt me Quinones në minutën e nëntë. Afrika e Jugut vuajti presionin e Meksikës.

Në fillimin e pjesës së dytë afrikanojugorët mbetën me 10 lojtarë, pasi Sithole mori kartonin e kuq për ndërhyrje si i fundit ndaj Gutierrez.

Në të 67’ ishte Jimenez, i cili realizoi të dytin për Meksikën. Në minutën e 86’ Zwane u ndëshkua me karton të kuq, pasi arbitri pa edhe VAR-in, duke lënë Afrikën e Jugut me nëntë lojtarë.

Një karton i kuq u mor edhe në shtesë.

Në sfidën tjetër të Grupit A, Koreja e Jugut fitoi 2 – 1 me Çekinë më përmbysje. Në sfidën e luajtur në orën 4:00 të mengjesit të së premtes në Guadalahara të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Në të 58′ Krejci realizoi për çekët.

9 minuta më vonë koreanojugorët barazuan me In-Beom Hwang. Çekia u përpoq të kthente avantazhin, por goli i Soucek u anulua me VAR për pozicion jashtë loje.

Në të 81’ Hyeon-Gyu Oh kaloi në epërsi skuadrën aziatike duke vendosur edhe suksesin dhe 3 pikët e para për këtë Botëror. Edhe kjo përballje u transmetua në TV Klan.

/tvklan.al