Kupa e Botës do të nisë sot takimet e dyta të fazës së grupeve. Pas barazimeve në ndeshjet e para Zvicra dhe Bosnje Hercegovina do të synojnë fitoren për tu afruar me kualifikimin.
Zvicra humbi dy pikë ndaj Katarit pasi pësoi gol në fund, por mbetet favorite e Grupit B. Bosnja barazoi 1 – 1 me Kanadanë dhe vjen me një seri prej 9 ndeshjesh pa humbje.
Kjo është përballja e parë zyrtare mes tyre, ndërsa takimi i vetëm i mëparshëm është miqësore në vitin 2016, të cilën Bosnja e fitoi 2 – 0. Kanadaja pasi mori pikën e parë në historinë e saj në Kupën e Botës shpreson të festojë suksesin e parë.
Kundërshtari është Katari që arriti t’i rrëmbejë barazimin Zvicrës në momentet e fundit të takimit. Në përballjen e vetme të mëparshme, një miqësore në 2022, Kanadaja fitoi me rezultatin 2 – 0.
Meksika dhe Koreja e Jugut e nisën me fitore turneun dhe tani do të masin forcat për të treguar se cili ekip është pretendet për ta mbyllur në vendin e parë.
Meksikanët kanë favorin se luajnë në shtëpi, por koreanojugorët që nuk dorëzohen para pengesave.
Po në Grupin A Çekia do të përpiqet që përmirësojë pozitën pas disfatës në start. Këto takime do të transmetohen në TV Klan.
/tvklan.al












Botërori 2026 