25 nëntor 2026 – Forcat Ajrore Mbretërore të Britanisë së Madhe (RAF) kanë nisur zhvendosjen e avionëve ushtarakë në hangarë dhe strehimore të përforcuara gjatë orëve të natës, me qëllim mbrojtjen e tyre nga sulmet e mundshme me dronë.

Lajmi raportohet nga “Sky News”, sipas të cilit autoritetet britanike po shqyrtojnë gjithashtu instalimin e rrjetave kundër dronëve për mbrojtjen e avionëve ushtarakë që qëndrojnë të ekspozuar në ambient të hapur.

Këto masa synojnë të ndjekin modelin e mbrojtjes të përdorur në Ukrainë, ku rrjetat kundër dronëve janë zbatuar për të mbrojtur pajisjet dhe infrastrukturën ushtarake nga sulmet ajrore pa pilot.

Nisma është pjesë e përpjekjeve të Britanisë së Madhe për të forcuar mbrojtjen në territorin kombëtar, në një kohë kur shqetësimet për kërcënimet ndaj sigurisë së vendit janë rritur, veçanërisht ato që lidhen me Rusinë dhe Iranin.

/tvklan.al