Drejtuesit e kompanisë britanike Telekom dhe Vodafone i kanë bërë një kërkesë Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë së Parlamentit në Mbretërinë e Bashkuar, se do të duheshin nga 5 në 7 vjet për të shkëputur dhe zëvendësuar të gjithë pajisjet e tyre Huawei.

Qeveria Britanike nën drejtimin e Kryeministrit Boris Johnson është duke u përpjekur të gjejë një kompromis, ku nëpërmjet një mandatimi që pajisjet e Huaweit të mos përdoren në rrjetet thelbësore të operatorëve celularë, por të zënë një pjesë më pak të ndjeshme. Nga sanksionet që u vendosën në Janar të këtij viti, kufizuan kompaninë e Huaweit në 35% të rrjeteve 5G dhe fibër.

Sipas mediave në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri Johnson po ndërmerr një nismë e cila pritet të kufizojë aktivitetin e plotë të kompanisë Huawei dhe ZTE në të gjithë vendin.

Por Vodafone dhe Telekom, që të dy përdorin produktet e Huaëei në rrjetet e tyre, thanë se kjo do të ishte jashtëzakonisht shkatërruese.

Kreu i rrjeteve të kompanisë Vodafone në Angli, Andrea Dona, shprehet i shqetësuar nëse qeveria do të ndalojë aktivitetin e Huawei, gjë që do t’i kushtonte Vodafone miliarda Dollarë për të shkëmbyer mijëra stacione edhe antena të Huawei në të gjithë vendin.

Gjithashtu edhe pranë kompanisë britanike Telekom, drejtori i teknologjisë dhe informacionit, Howard Warson, thotë se mund të ketë një humbje dhjetra deri në 100 milionë, përtej shumë prej 658 milionë Dollarëve që kompania tha se do të kushtojë të përputhen rregullat e mëparshme.

Watson shtoi se nëse qeveria nxitohet që të zëvendësojë të gjitha paisjet e Huawei brenda tre viteve që do të vijnë, atëherë kjo do të rezultojë në ndërprerje të sinjalit të telefonit celular tek konsumatorët.

E gjithë kjo përplasje ka filluar pasi Departamenti i Mbrojtjes në SHBA, konstatoi se 20 firma të larta kineze, përfshirë Huawei, ose janë në pronësi ose mbështeten nga ushtria kineze.

SHBA ka bërë presion ndaj vendeve të tjera, përfshirë Britaninë e Madhe, për të ndaluar aktivitetin e Huawei për arsye të sigurisë kombëtare.

Ndërkohë, kompania Huawei mohoi pretendimet se ndonjëherë do të vepronte kundër interesave të klientëve të saj, edhe nëse u thuhet që ta bënte këtë nga qeveria kineze.

Klan Plus