Kejsi Sinani në kategorinë e “Vajzave” me mentor Bojken Lako, ngjitet në skenën e “X Factor Kids” në netët live me këngën e Aurela Gaçes, “Kënga Ime”.

Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, një “Aurela Gaçe e vogël”, ngriri peshë sallën, duartrokitjet dhe brohorimat nuk kishin të ndalur. Kurse juria nga ana tjetër nuk kishte se çfarë të thoshtë me tepër veçse fjalët më të mira.

Oriola Marshi: Uau fantastike, e mrekullueshme! Ke marrë përsipër një këngë shumë të vështirë, po flasim për Aurela Gaçen dhe ti e interpretove në këtë mënyrë! Suksese, lart e më lart.

Alketa Vejsiu: Aurela Gaçe, do i bëjë ‘repost’, e sigurt!

Pirro Çako: Mendoj më së fundi, një këngë shqip e ngriti sallën peshë, shiko se sa bukur rri shqipja në gojën e këtyre fëmijëve. Kjo këngë është e shkruar nga kompozitori Shpëtim Saraçi, një muzikant i jashtëzakonshëm që e përshëndesim.

/tvklan.al