Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e misionit të përbashkët të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore për të përmbyllur Programin e Vlerësimit të Sektorit Financiar.
Në takim u nënvizua se sistemi ynë financiar paraqitet sot më i shëndetshëm, me një infrastrukturë të modernizuar pagesash dhe me kuadër rregullator të përafruar ndjeshëm me atë të Bashkimit Evropian.
Ekspertët e misionit të përbashkët paraqitën rekomandimet që synojnë ruajtjen e qëndrueshmërisë përballë sfidave të ardhshme dhe fuqizimin e mbikëqyrjes ndaj rreziqeve kibernetike e sistemike.
Në përfundim, palët e cilësuan përvojën e këtij procesi si mjaft të suksesshme dhe konfirmuan angazhimin e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin teknik në të ardhmen.
/tvklan.al












Botërori 2026 
