Maqedonia e Veriut dëshiron që të diskutojë me Bullgarinë çështjet që pengojnë rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE gjatë samitit të NATO-s në datat 24-25 Qershor në Hagë. Kryeministri Mickoski, shpreson që në bisedime të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të BE-së dhe NATO-s.

Shkupi ka qenë kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2005, por negociatat me Brukselin nuk kanë nisur sepse autoritetet maqedonase refuzojnë të përmbushin kushtin për përfshirjen e bullgarëve si pakicë shtetformuese në kushtetutën e tyre. Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes janë përkeqësuar edhe për shkak se Bullgaria nuk e njeh gjuhën maqedonase si pjesë të historisë së saj.

Pa rezultat ishte edhe vizita e shefes së diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, në Shkup.

Ajo tha se ka diskutuar me autoritetet maqedonase për mekanizma të mundshëm për zhbllokimin e marrëdhënieve me Bullgarinë, por nuk dha detaje konkrete.

Në vitin 2022 Shkupi pranoi propozimin francez, që ndër të tjera përfshinte përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut por me rikthimin e VMRO DPMNE në pushtet shumica e re qeverisese heziton ta votoje ate në parlament.

Për vite me radhë Maqedonia e Veriut mbajti peng edhe Shqipërinë derisa Brukseli vendosi të vijojë negociatat me vendin tonë duke e lënë Shkupin në vendnumero.

Klan News