Gjykata e Fierit vendosi të burgosë përjetë tre personat, të cilët ekzekutuan pronarin e Exchange, Gëzim Hoxha e më pas vranë edhe Agur Vrenozin. Ngjarja ndodhi më 2 Mars 2018.

Lulëzim Demiraj, Zini Fyraj dhe Dashamir Gergali hynë për të grabitur pikën e këmbimit valutor, por hasën në rezistencën e Hoxhës. Pasi e qëlluan me breshëri plumbash, në dalje i zuri pritë Agur Vrenozi, i cili u përlesh me ta, por gjeti vdekjen. 

Atëkohë, Presidenti i Republikës Ilir Meta i akordoi medaljen “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”. Ndërsa Këshilli Bashkiak i Fierit gjatë një vendimit të vitit 2018 e shpalli Agur Vrenozin, “Qytetar Nderi” të qytetit të Fierit.

Pritet që në ditët në vijim në Gjykatën e Fierit të zhvillohet seanca e radhës, ku do jepen pretendimet e mbrojtjes dhe më pas vendimi i gjykatës.

Klan Plus