Trajneri i Freiburgut për vajza, Edmond Kapllani në emisionin “Kampionët e Botës” u shpreh se Argjentina nuk e la Austrinë për asnjë moment të rrezikonte.
Kapllani shtoi se Argjentina di të luajë shumë mirë në zona të ngushta.
“Ishte e pritshme. Argjentina po tregon që kanë kualiteti dhe ne e dimë. Por që është skuadër e ekuilibruar që pothuajse nuk e lënë një moment Austrinë sonte të rrezikonte. Nuk mbaj mend një rast që Austria të ketë pasur gjatë 90 minutave. Më pëlqen sepse dinë të luajnë shumë mirë në zona të ngushta. Kanë trekëndëshe në të gjithë fushën. Është shumë e vështirë ti fusësh në presion”, tha Kapllani.
/tvklan.al












Botërori 2026 