15 shtator 2026 – Analisti Enton Abilekaj, pjesë e panelit të “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu, tha se Gjykata e Lartë nuk ka shkelur mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Erion Veliajt, por veç se ka arritur në të njëjtat konkluzione edhe pas rishikimit të rastit.

“E kanë shqyrtuar dhe këtë kërkesë që i ka thënë gjykata kushtetuese dhe kanë arritur në të njëjtin përfundim që ka qenë i drejtë vendimi për shkak se edhe GJKKO-ja thotë që e cila merret me themelin dhe me çështjen e ka marrë këtë vendim dhe është bindur që ky person duhet të jetë i caktuar pavarësisht titujve që ka duhet të jetë në burg. Atëherë këto vendime do kemi do ky do rri në rast në burg. Kështu që këtu s’kemi ndonjë vendim të ndonjë shkelje të madhe që të themi që ka një që e ka bërë a që nuk ka një ndërhyrje politike pro Veliaj”, tha Abilekaj.

Ndër të tjera, analisti tha se reagimet e kryeministrit Edi Rama ndaj Veliajt, konsiderohen ndërhyrje politike, por që nuk janë marrë parasysh. Abilekaj tha se një vend si Shqipëria që aspirona për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian, duhet të kishte shkarkuar automatikisht nga detyra një kryebashkiak të arrestuar.

“Pavarësisht deklaratave të kryeministrit që fajëson gjykatën pse në krye të Tiranës nuk ka bashki, nuk ka kryetar bashkie, kjo është ndërhyrje politike pro Veliajit, por që nuk është marrë parasysh.

Një kryetar bashkie që janë një forcë politike që na premtojnë se do të hymë Bashkimin Europian dhe nuk përfaqëson Bashkimin Europian. Nuk kanë pse thonë që duhet të rri kryetari i bashkisë kur futet në burg. Në çdo vend të Bashkimit Europian, në momentin që arrestohet kryetari i bashkisë për të ruajtur autoritetin e institucionit, jo për të ruajtur kokën e kryetarit, kryetari ka 40 orë kohë për të dhënë dorëheqjen”, tha Abilekaj.

Enton Abilekaj e ka konsideruar të paprecedentë qasjen e Veliajt me aktorët e drejtësisë, apo më konkretëisht atë me prokurorin e SPAK, Ols Dado.

“Kjo është e paprecedentë që Erjon Veliaj që nga arrestimi e deri sot nuk ka reshtur se bëri presion drejtësisë duke shfrytëzuar autoritetin e vet. Kemi përgjimet në qeli që merr mediat dhe bjerini prokurorit, bjeri makinës së gruas. Kapeni prokurorin me kamera të fshehta, bëjini presion.  E griu Olsi Dadon. E shante përse nuk kishte flokë. Nuk u kënaq dhe i bëri dhe padi se përse ky u bë prokuror i SPAK. Ç’punë ka Veliaj. Ka treguar që po mban peng bashkinë për të sfiduar drejtësinë”, tha Abilekaj.

Ndër të tjera, ai u ndal të qëndrimi i Veliajt në detyrë si kryetar i bashkisë Tiranë, duke thënë se ai po përdor institucionin për t’i bërë presion drejtësisë.

“Ky njeri që kur filloi hetimi dhe deri sot ka treguar që e përdor bashkinë, e mban peng bashkinë për të sfiduar drejtësinë dhe ky duhet të shkarkohej jo në atë mënyrë që e shkarkoi qeveria, sepse bashkia e Tiranës nuk ka thënë që ky nuk duhet të shkarkohet prapë për sqarim. Ka thënë që shkarkimi për shkak të mungesës nuk është i drejtë. Pra shkarkimi mund të bëjë për arsye të tjera. Duhet të arsyetohet ndryshe, jo kështu siç u bë. Dhe këtë nuk e dimë nëse qeveria ka bërë me qëllim apo jo”, tha Abilekaj.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në qeli prej shkurtit të 2025-ës dhe ndaj tij ka nisur gjyqi i themelit. SPAK e akuzon Veliajn për 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg, por kryebashkiaku i ka mohuar.

/tvklan.al