#Check-in #TvKlan | Emision nga Albana Nanaj

Helsinki është një nga destinacionet më befasuese në Finlande dhe ne Evropen Veriore,  një qytet  mikpritës dhe avangard, i vendosur në brigjet e Balltikut.Kyeqytet i Finlandës , i pasur me histori , kulturë dhe nje arkitekture plot sharm e ndikuar nga dominimet ruse e suedeze,Helsinki  eshte  i famshëm dhe për dizajnin dhe teknologjinë e lartë.

I vendosur në rajonin jugor të vendit,me nje popullsi prej rreth 700 mije banore. qyteti përballet me detin e Gjirit të Finlandës  duke përfshire dhe  ishujt e vegjël përreth. Pozicioni në det i jep kryeqytetit një bukuri të veçantë, gjë që e bën atë dhe një  destinacion turistik nga  më të kërkuarit.