Shqiptari synon rekordin e Dario Hubner

Cristian Shpendi nuk ndalet së shënuari gola te Cesena. Sulmuesi i Kombëtares Shpresa arriti në kuotën 19 në këtë sezon të Serie C me 2 rrjeta të realizuara në sfidën e fundit të kampionatit.

Cristian ka kaluar një ikonë të klubit nga Emilia-Romagna, Massimo Agostini, i cili u ndal në 18 në periudhën e tij më të mirë me këtë fanellë.

20-vjeçari tani po rrezikon rekordin absolut të një golashënuesi me Cesena, atë të Dario Hubner në sezonin 1995-1996, në total 22 në Serie B.

Cristian e ka mundësinë ta kalojë pasi janë edhe 8 ndeshje deri në fund të kampionatit.

Pavarësisht 2 golave të realizuar nga Cristian Shpendi, Cesena e humbi me rezultatin 3 – 2 ndeshjen në fushën e Carrerese, por që gjithsesi nuk e rrezikon kreun e renditjes ku ndjekësi më i afërt ka 12 pikë më pak.

Tv Klan