Cristian Shpendi, i cili po shkëlqen me Cesena, po tërheq vëmendjen e skuadrave të mëdha në Itali. Sipas mediave italiane, një prej tyre është Juventus. Sulmuesi 20-vjeçar ka shënuar 20 gola me ekipin e tij që tashmë është rikthyer në Serie B. Drejtuesit e Juventus natyrisht kanë patur mundësi ta ndjekin Cristian Shpendin edhe në përballjen me ekipin e dytë të tyre që është pjesë e Serie C.

Drejtori sportiv i Cesena, Fabio Artico tha se në rast të një oferte të rëndësishme nuk do të bëhen pengesë për lojtarët. Vlera e kartonit të Cristian Shpendi përllogaritet rreth 2 milion euro.

Verën e kaluar vëllai binjak i Cristian, Stiven u transferua tek Empoli në Serie A. Pak ditë më parë në mediat italiane u përmend edhe një interesim i Juventus për një tjetër shqiptar, mbrojtësin e Kombëtares, 21-vjeçari Mario Mitaj.

Tv Klan