Real Madridi është rikthyer te fitorja në kampionat, duke mposhtur 4-1 Rayo Vallecanon në “Santiago Bernabéu”.
Skuadra madrilene e zgjidhi praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë, ndërsa në fund siguroi tre pikët që e ngjisin në vendin e dytë.
Kylian Mbappé ishte protagonist kryesor, duke shënuar nga pika e bardhë në minutën e 14-të.
Vetëm tre minuta më vonë, “Los Blancos” dyfishuan avantazhin me Carreras, i cili përfitoi nga një asist i Mbappés pas një gabimi të mbrojtjes së Rayo Vallecanos.
Në minutën e 35-të ishte radha e Jude Bellingham për të gjetur rrjetën.
Mesfushori anglez mori një asist nga Vinicius dhe lëshoi një goditje të fuqishme nga jashtë zone, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e portierit Audero.
Real Madridi shkoi në pushim me avantazhin e trefishtë dhe dukej se e kishte siguruar fitoren. Në pjesën e dytë, Rayo Vallecano përfitoi për të shënuar me Camellon.
Goli i pësuar i dha më shumë besim miqve, të cilët patën disa momente pranë portës së Courtois. Megjithatë, Real Madridi arriti ta menaxhojë situatën dhe në minutën e 90-të vulosi fitoren.
Mbappé shënoi golin e dytë personal, pas asistit të Arda Güler, duke vendosur rezultatin përfundimtar 4-1.
Me këtë sukses, Real Madridi ngjitet në kuotën e 12 pikëve.
Mbrojtësi shqiptar Ivan Balliu u aktivizua në minutën e 85-të për Rayo Vallecano, ndërsa Marash Kumbulla e ndoqi humbjen nga stoli.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
