Riviera shqiptare është një destinacion i mrekullueshëm pushimesh që vjen me kosto të ulët

Sezoni veror turistik ka mbaruar, por jo interesi i mediave britanike për Shqipërinë.

‘Daily Star’ i krahason plazhet e vendit tonë me ato të Greqisë madje shkruan se ato rivalizojnë Maldivet.

Riviera Shqiptare mund të rivalizojë edhe Bregun e Amalfit në Itali ose ishujt grekë falë detit të saj të kristaltë dhe rërës së bardhë. Kjo media i bën thirrje turistëve britanikë të vizitojnë zona shumë të bukura me një kosto të ulët.

Një nga vendet që sugjerohet është Ksamili që e krahason me Karaibet. Qyteza ndodhet në jug të Shqipërisë ku ndodhet edhe Parkut Kombëtar i Butrintit dhe ka gjithçka që një vizitor mund të kërkojë nga pushimet. Për të parë ishujt e Ksamilit udhëtarët mund të udhëtojnë me varka të vogla.

Për ata që akomodohen në hotel dhe vila çmimet janë mjaft të përballueshme. Ksamili nuk është i vetmi qytet i mrekullueshëm për të shijuar Rivierën Shqiptare.

Vlerëson edhe qytetin e Sarandës, plot me shëtitore, ballkone me dhe klube nate buzë detit.

Por për median britanike parajasa mbi tokë është Palasa, pranë Dhërmiut që njihet për rërën e bardhë, motin e nxehtë, restorantet dhe baret relaksuese buzë plazhit.

Klan News

/tvklan.al