SHBA: Reforma në drejtësi, hapa të rëndësishëm

Në raportin për vitin 2018 të Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria dhe Kosova renditen ndër vendet që ndërmorën hapa konkrete në luftën kundër terrorizmit.

Për Shqipërinë thuhet se mbështeti fort luftën kundër terrorizmit, në veçanti atij të mbështetur nga regjimi iranian, por edhe në mposhtjen e Shtetit Islamik. Raporti thekson ndër të tjera vendimin e Dhjetorit të vitit të kaluar për dëbimin e dy zyrtarëve iranianë përfshirë ambasadorin. Ata ishin pjesë e planit të sponsorizuar nga Irani për një sulmi terrorist në Shqipëri kundër kampit të militantëve të opozitës. Në veçanti korrupsioni vazhdon të dëmtojë përpjekjet e autoriteteve në këtë luftë. Megjithatë edhe në këtë raport i jepet vlerësim i rëndësishëm reformës në drejtësi.

Për Kosovën, Departamenti i Shtetit vlerëson po ashtu ndihmën e dhënë nga autoritetet në luftën kundër Shtetit Islamik. Spikat rasti i dënimit në Maj të 2018-ës të 8 të akuzuarve për planifikimin e një sulmi në Shqipëri ndaj ekipit izraelit të futbollit.

Raporti thotë se Europa vazhdon të përballet me një numër kërcënimesh nga organizata të huaja terroriste, nga luftëtarët e huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria, nga terrorizmi i kultivuar brenda vendit, si dhe nga terroristët e mbështetur nga Irani.

Tv Klan