Komisioni i Ekonomisë, Punësimit dhe Financave ka miratuar aktin normativ që u vjen në ndihmë bizneseve të vogla, të dëmtuara nga aktet e dhunshme gjatë tubimeve.
Kjo skemë e përkohshme u siguron kompensim subjekteve me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë, që të rifillojnë sa më shpejt aktivitetin.
Sipas Administratës Tatimore, deri tani përmes shërbimit online “Dëmi Im” në e-Albania, kanë aplikuar 125 biznese, me një vlerë totale të deklaruar që arrin në 3.59 milionë euro.
“Pasi biznesi dorëzon kërkesën, ekspertët e licencuar vlerësojnë dëmin dhe brenda 30 ditëve merret vendimi për pagesën, e cila mbulohet nga fondi rezervë i shtetit. Kjo është një zgjidhje urgjente për një nevojë konkrete të biznesit të vogël dhe shifra përfundimtare e faturës do të dalë pas verifikimit në terren”, tha Zv.Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit Marjo Keputa.
Akti normativ u miratua me 8 vota pro dhe 3 abstenime, ndërsa procesi i raportimit të dëmeve nga bizneset e prekura vijon të jetë i hapur në e-Albania.
/tvklan.al












Botërori 2026 