Torino mund të humbasë një prej futbollistëve më të rëndësishëm të saj pikërisht në një moment vendimtar të sezonit.
Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin, i cili u detyrua të largohej para kohe nga fusha në sfidën kundër Napolit.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare po zhvillonte një ndeshje mjaft të mirë, duke qenë ndër lojtarët më të spikatur të skuadrës torineze.
Madje, largimi i tij në minutën e 71-të u shoqërua edhe me golin e McTominay, duke nxjerrë në pah rëndësinë e tij në prapavijë.
Fillimisht, trajneri Ignazio Abate bëri të ditur se Ismajli mund të kishte pësuar një frakturë në gishtin e dorës.
Megjithatë, shqetësimi kryesor lidhet me kofshën e majtë, ku mbrojtësi ka ndjerë dhimbje në muskulin adductor.
Sipas informacioneve të fundit, dëmtimi mund ta mbajë futbollistin shqiptar jashtë fushave për disa javë.
Megjithatë ekzaminimet mjekësore, të planifikuara për këtë mëngjes, pritet të përcaktojnë shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit të Ismajlit. Tashmë, të gjithë në kampin torinez presin me shqetësim përgjigjen e testeve.
Në krahun tjetër një lajm I mirë vjen nga Greqia. Tomas Strakosha rikthehet të mbrojë portën e AEK-ut.
Portieri i Kombëtares mungonte që prej 5 shtatorit për shkak të një frakture në kyçin e dorës, por tashmë është rikuperuar 100 për qind. Ai mbajti të paprekur portën në fitoren me Kallamatën.
E njëjta situatë edhe për Ernest Muçin, i cili mungoi në takimin e fundit me Bjellorusinë për shkak të një goditje të marrë në këmbë.
Por, teksa hematoma është zhdukur, talenti i Komëbtarës është rikthyer të luajë 90 minuta në fitoren e Trabzonsporit në kampionat.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
