Kultivuesit e shegës në Lushnje këtë vit po përballen me vështirësi.
Prodhimi është dëmtuar dhe sipas fermerëve 80 përqind e kokrrave janë çarë.
Prodhuesit shprehen se e kanë të vështirë të gjejnë prodhim për të nxjerrë në treg ndërsa sipas tyre një situatë e tillë nuk ndodh shpesh. Dëmi ekonomik i shkaktuar është i madh.
Sipas specialistëve të bujqësisë kjo situatë është shkaktuar nga disa faktorë.
Ata thonë se ka ndikuar thatësira e kësaj vere si dhe temperaturat e larta si dhe mosvaditja sistematike. Gjithashtu ndikon edhe lloji i kultivarëve.
U kërkohet fermerëve që të marrin këshillat e specialistëve në mënyrë që të merren masa që një situatë e ngjashme mos të përsëritet në sezonet e tjera.
Në 5 vitet e fundit sipërfaqet e mbjella me shegë janë dyfishuar dhe sa i përket numrit të rrënjëve ky frut renditet i dyti pas ullirit.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 