Ish-i dërguari i SHBA-ve në Kosovë Christopher Hill në një intervistë në Klan News sot në 18 shtator ka komentuar dënimin me 81 vite burg për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hill vlerësoi lart figurën e Hashim Thaçit, duke thënë se ai ishte një komandant i zoti dhe shumë i pjekur për moshën që kishte.

Hill theksoi se nuk e beson se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme.

“Hashim Thaçi ishte një personalitet dhe tepër i pjekur për moshën që kishte. Thaçi e kuptoi se Kosova duhet të ishte në një pozitë më të mirë dhe e kam vlerësuar gjithmonë atë. Unë nuk e besoj se ai është përfshirë në krime. Nuk e kam ndjerë nocionin se Thaçi të jetë përfshirë në vepra të paligjshme”, deklaroi Hill.

Më tej vlerësoi se populli shqiptar nuk duhet që të ketë mllef, por shpresë tek fjala e Apelit të Hagës.

“Unë do të apeloja që të mos ketë mllef për këtë vendim. Duhet të shohim përpara dhe të kemi shpresë se vendimi i Apelit do të jetë në favor të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, nënvizoi Hill.

A mund të zhbëhet Gjykata Speciale? Christopher Hill përgjigjet për Klan News

Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me proceset gjyqësore në Gjykatën Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke shprehur zhgënjimin e tij për vendimin e fundit të marrë nga kjo gjykatë.

Në një intervistë ekskluzive për Klan News, Hill u pyet nëse ekzistojnë realisht gjasat për shpërbërjen e kësaj gjykate, ndërsa tha se kësaj pyetjeje do duhet t’i japë përgjigje një ekspert i çështjes së të drejtës ndërkombëtare.

Ai theksoi se në këtë fazë është e rëndësishme që avokatët e mbrojtjes të planifikojnë hapat e ardhshëm të procesit.

Hill shtoi se shpreson që procesi të ecë përpara në mënyrë pozitive, ndërsa bëri të qartë qëndrimin e tij për vendimin e fundit.

“Jeni duke pyetur një diplomat për një pyetje ligjore dhe do ju kërkoja që të flisni më mirë me një jurist të  çështjeve të të drejtës ndërkombëtare. Përgjigjja ime është: Nuk e di, vërtet nuk e di. Ajo çka unë di, është nevoja për avokatët e palës mbrojtëse, që të planifikojnë hapat e tyre të radhës.

Unë di po ashtu se duhet të kemi një zgjidhje të kësaj situate, të cilën do e shikojmë si drejtësia, e cila do jetë në përputhje me faktet.

Shpresoj se kjo të ecë përpara në mënyrë pozitive dhe ashtu si njerëz të tjerë edhe unë jam shumë i zhgënjyer me vendimin e marrë nga Gjykata Speciale vitet e fundit.”, tha ai.

Dënimi i ish-krerëve të UÇK/ Hill: Jam i zhgënjyer, çfarë i them popullit të Kosovës

 Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill, ka reaguar ndaj situatës së krijuar pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK, duke shprehur mirëkuptim për zhgënjimin dhe zemërimin e qytetarëve në Kosovë.

Në një intervistë ekskluzive për Klan News, Hill tha se mërzitja dhe zhgënjimi janë pasoja të natyrshme të një vendimi të tillë, ndërsa shprehu empatinë e tij ndaj personave që e konsiderojnë vendimin të gabuar.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të fokusohen më shumë te mërzitja sesa te zemërimi, duke nënvizuar rëndësinë e hapave që duhet të ndërmarrë pala mbrojtëse.

Hill theksoi se vëmendja duhet të përqendrohet te ajo që duhet të bëjë pala mbrojtëse, te veprimet dhe rruga që duhet ndjekur në vijim, si dhe te rezultati më i mirë për personat në Kosovë.

Në fund, ai tha se nuk e sheh si të dobishëm zemërimin dhe mllefin ndaj organizatave ndërkombëtare.

“Unë mendoj se të qenurit i mërzitur dhe i zhgënjyer janë pasoja të natyrshme të këtij vendimi. Unë shpreh empatinë time ndaj këtyre njerëzve, të cilët mendojnë se ky është vendim i gabuar. E kuptoj shumë mirë mllefin dhe zemërimin e tyre, e kuptoj shumë mirë barrën shumë të madhe.

Unë doja t’u thosha njerëzve që të qëndroni më shumë te pjesa e mërzitjes sesa të pjesa e zemërimit. Ajo që duhet të bëjnë njerëzit është se çfarë duhet tani për palën mbrojtëse si dhe cili është veprimi dhe rruga e duhur që duhet ndjekur nga pala mbrojtëse dhe po ashtu cili është rezultati më i mirë për personat në Kosovë dhe nuk mendoj se zemërimi dhe mllefi kundrejt organizatave ndërkombëtare…nuk mendoj se ky zemërim është i mirë“, tha ai.

Doli dëshmitar në Hagë në mbrojtje të Thaçit, Christopher Hill: Nuk ka dhënë asnjë urdhër kriminal, UÇK ushtri e parregullt

Ish-i dërguari i SHBA-ve në Kosovë Christopher Hill në një intervistë ekskluzive për Klan News tha se ka qenë dëshmitar në Hagë në mbrojtje të Thaçit, sepse beson se ai është i pafajshëm.

Hill theksoi se kur ka qenë në Kosovë në vitet 1998’-99’ situata në terren ishte e rëndë. Ai tha se Thaçi nuk ka pasur komandim të përgjithshëm të UÇK-së dhe se vetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte një ushtri e rregullt, por më shumë një përfaqësi njerëzish, që i bashkonte dëshira për liri e pavarësi të Kosovës.

Sipas tiij, situata nga gjenocidi serb ishte kaq e rëndë, sa zgjidhja ishte e detyruar të ishte me bombardime.

Intervista

Gazetarja: A ishin befasi për ju dënimet për ish-krerët e UÇK-së?

Christopher Hill: Unë kam dalë si dëshmitar në emrin e Thaçit, sepse unë besoj se nuk ka qenë i përfshirë në veprimtari të paligjshme. Fatkeqësisht gjyqtarët morën vendimin e kundërt dhe unë po isha shumë i zhgënjyer.

Gazetarja: Pritshmëritë kanë qenë që z Thaçi dhe të tjerët do të dilnin të pafajshëm.

Christopher Hill: Vendimet gjyqësore janë të vështira të parashikohen, pasi shqyrtohen shumë prova. Nuk u surprizova, sepse seanca të tilla gjyqësore shkojnë sipas mënyrës së tyre. Mund të them se isha tepër i zhgënjyer.

Gazetarja: Ju keni qenë i dërguar special i SHBA-ve në Kosovë më 1998-99. Keni takuar Thaçin dhe UÇK-në. A keni parë diçka që ngjan si sipërmarrje e përbashkët kriminale?

Christopher Hill: Unë nuk kam parë asnjë sipërmarrje të përbashkët kriminale. Unë përpiqem të gjej një mënyrë për të ecur përpara, që do të çojë të gjitha palët të shikojnë drejt së ardhmes. Kur isha në Kosovë më 98’-1999 situata ishte tepër e vështirë. Situata në Kosovë ishte e rëndë, sepse duhet të përdornim bombardimet për ta zgjidhur problemin. Unë asnjëherë nuk e pashë këtë “sipërmarrjen e përbashkët kriminale”. Unë thashë në Hagë se UÇK-ja nuk ishte një organizatë e strukturuar. UÇK-ja kishte kapacitete, që ishin të limituara. Por gjykata nuk ra dakord me fjalët e mia.

Gazetarja: Ju thatë se Thaçi nuk kishte rol drejtues. Mendoni se Prokuroria duke e quajtur z Thaçi si drejtues të UÇK-së ishte shumë e dëmshme për të?

Christopher Hill: Unë isha në Hagë vetëm për pjesën që lidhej me dëshminë time. Thaçi nuk kontrollonte çdo gjë në terren. Nuk kishte një autoritet qendror, që të mund të jepte urdhra në atë kohë.

Gazetarja: Çfarë organizimi kishte UÇK?

Christopher Hill: UÇK ishte një organizatë, që donte pavarësinë dhe lirinë e Kosovës. Unë nuk ndjeva se kishte ndonjë organizim të mirfilltë vertikal, ku mesazhet nga kreu do të ekzekutoheshin nga pjesa poshtë. Në atë kohë, kishte shumë njerëz që donin të ishin në krye të UÇK-së, që të ishte ushtri e mirfilltë, që të merreshin më seriozisht nga vendet e perëndimit.

Gjykata e Hagës dënoi me 81 vite burg ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shkallën e parë të gjykimit.

Hashim Thaçi u dënua me 25 vite heqje lirie, Jakup Krasniqi po me 25 vite, Kadri Veseli me 18 vite burg dhe Rexhep Selimi me 13 vite.