I vendosur mes maleve dhe detit Jon, Dhërmiu vazhdon të jetë një nga destinacionet më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj. Me plazhet e kristalta, natyrën mahnitëse dhe mikpritjen karakteristike të banorëve, ky fshat bregdetar tërheq çdo vit vizitorë nga vende të ndryshme të botës.
Turistët që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në Dhërmi shprehen të impresionuar nga bukuria e zonës, atmosfera e qetë dhe mundësitë e shumta për të eksploruar bregdetin.
“Është një fshat kaq i veçantë, unë vij nga gjermania për herë të parë”, tha një turist.
“Keni një vend shumë të bukur, kemi qenë në Tiranë në Ksamil, këtu po shohim shumë turistë”.
“Shumë të sjellshëm njerëzit këtu, shumë miqësorë, ka qenë një eksperiencë fantastike, duam që të zbulojmë më shumë por ndoshta herën tjetër që do t’ju vizitojmë”.
“Shqipëria është shumë e bukur, erdhëm këtu për herë të parë por na pëlqen shumë, më shumë na pëlqen deti, kemi qenë dhe në plazh, sot përjetuam dhe një tur me varkë ishte e veçantë”.
Fluksi i vizitorëve këtë vit është më i lartë ndërsa ky trend parashikohet të vijojë edhe në muajt e tjerë të verës. Ky zhvillim turizmi i ka dhënë gjallëri fshatit ndërsa ka rritur edhe ekonominë lokale
Dhërmiu mbetet një nga perlat e rivierës shqiptare që lë mbresa te çdo vizitor. Ata që zgjedhin të pushojnë këtu përveç se impresionohen nga natyra, marrin me vete edhe përshtypjet për traditën shqiptare.
/tvklan.al












Botërori 2026 