Qytetarët që vizitojnë Velipojën, duke nisur nga kjo fundjavë, mund të qëndrojnë në plazhet e menaxhuara nga bashkia.
Në këtë vijë bregdetare janë dy hapësira të tilla, ndërsa një tjetër është në plazhin e Rrjollit.
“’Duhet theksuar se në plazhin e Velipojës ka vlerën 400 lekë të reja dhe në plazhin e Rrjollit, i cili do jetë i aksesueshëm gjatë fundjavës që vjen është 300 lekë”, u shpreh Alban Preka, nënkryetar i Bashkisë Shkodër.
Përveç hapësirave të menaxhuara nga bashkia, këtë vit janë shtuar edhe sipërfaqet e plazheve publike.
“Plazhet e menaxhuara janë përcaktuar të jenë afër plazheve publike në mënyrë që egjithë infrastruktura që i shërben plazheve të menaxhuara të jenë edhe në funskion të plazheve publike pa pagesë”, tha ai.
Velipoja pritet të jetë edhe këtë vit një nga destinacionet më të kërkuara në veri të vendit nga vizitorë vendas e të huaj, ndërsa preferohet kryesisht për turizmin familjar.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 