Bayern Munich arriti të triumfojë me rezultatin 2-1 ndaj Mainz, por fitorja në Bundesligë u shoqërua me një lajm të keq për bavarezët. Kapiteni Manuel Neuer ka pësuar një dëmtim që pritet ta mbajë larg fushave për një periudhë 6-javore.
Klubi gjerman konfirmoi zyrtarisht se portieri 40-vjeçar ka pësuar një këputje të pjesshme të tendinës në këmbën e djathtë, pas ekzaminimeve të kryera nga stafi mjekësor, ndërsa rikthimi i tij parashikohet të ndodhë në vitin 2027. Neuer u detyrua të largohej nga fusha pak para përfundimit të pjesës së parë, duke ia lënë vendin portierit Jonas Urbig.
Edhe pse Bayern nuk ka bërë të ditur një afat zyrtar për rikthimin e kapitenit, sipas raportimeve të gazetës gjermane Bild, Neuer pritet të mungojë për rreth dy muaj. Një goditje e rëndësishme kjo për trajnerin Vincent Kompany, në një periudhë të ngjeshur të sezonit.
Në këto kushte, vëmendja do të përqendrohet te Jonas Urbig, i cili pritet të marrë rolin e portierit të parë gjatë mungesës së Neuerit. 22-vjeçari konsiderohet si pasardhësi i mundshëm afatgjatë i legjendës gjermane dhe tashmë ka një mundësi të rëndësishme për të treguar vlerat e tij.
Për Bayern Munich, tre pikët ndaj Mainz janë një rezultat pozitiv, por humbja e një prej lojtarëve më të rëndësishëm dhe më me përvojë të skuadrës është një kosto e konsiderueshme.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
