Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë Kristjan Asllani, në konferencën për mediat sot më 14 nëntor, foli për sfidën ndaj Bjellorusisë.

Asllani u shpreh se ekipi kombëtar do jetë agresiv ndaj Bjellorusisë, pasi nuk ka një kundërshtar të lehtë përballë.

Më tej, theksoi se Shqipëria hyn në fushë për të fituar tri pikë.

Kristjan Asllani: Na duhen tre pikë dhe do luajmë vetëm për të fituar ndeshjen.

Do të hyjmë në fushë me agresivitet. Ata janë ekip shumë fizik dhe na kanë vendosur në vështirësi dhe në Tiranë. Jemi në moment të mirë dhe duam ta fitojmë këtë sfidë. Jemi shumë të lumtur për ndeshjen që bëmë ndaj Finlandës, por tani duhet të mendojmë për sfidën ndaj Bjellorusisë. Ne të gjithë jemi bashkë një grup e mendojmë vetëm për Shqipërinë. Unë nuk jam sulmues, por pak rëndësi ka nëse shënoj. Rëndësi ka që të dalim me tre pikë.

Trajneri na kërkon shumë agresivitet. Në fillim nuk e kuptuam qartë trajnerin, por besoj se tani djemtë e kanë kuptuar atë dhe duhet të bëjmë më të mirën.

/tvklan.al