Kombëtarja e Italisë ka nisur të marrë formë. Presidenti i Federatës, Giovanni Malago, ka zgjedhur Roberto Mancinin si trajnerin e ri.

Ndërkohë, Claudio Ranieri do të mbulojë rolin e drejtorit teknik si dhe kryetarit të “Club Italia”. Ky ndryshim vjen pak orë pas dorëheqjes së Paolo Maldinit, i cili u largua vetëm 16 ditë pas emërimit. Malago sqaroi se nuk ka kontaktuar Giorgio Chiellinin, pasi nuk dëshiron të marrë zyrtarë që punojnë me klube të Serisë A.

Ish-tekniku i Romës, Ranieri, pati deklaruar më parë se ishte i hapur për çdo ftesë nga kombëtarja pas mbylljes së kontratës në maj.

Përveç rikthimit të Mancinit në stol, në stafin e “Azzurrëve” do të bashkohet sërish edhe Lele Oriali. Oriali do të marrë rolin e menaxherit të ekipit për të ndihmuar në menaxhimin e dhomave të zhveshjes.

Drejtuesit e federatës lëvizën me shpejtësi gjatë orëve të fundit për të nisur menjëherë rindërtimin e përfaqësueses italiane.

/tvklan.al