Hetimet e nisura nga Prokuroria e Fierit për atë që u konsiderua si një skemë mashtruese e vënë në jetë nga drejtues dhe punonjës të kompanisë Bankers, do të vijojnë nga SPAK. Prokuroria e Fierit shpalli moskompetencën pasi hetimet e kryera pas lëshimit të masave të sigurisë kanë nxjerrë rrethana dhe subjekte hetimore që prokuroria e rrethit nuk mund t’i hetojë.

Në korrik, kjo prokurori njoftoi se pas 6 muajsh hetime, kishte dërguar në gjykatë 14 masa sigurie, mes të cilave edhe për CEO-n aktual të “Bankers Petroleum Albania”, Hongping Xiao dhe ish-CEO-n Leonidha Çobe, të dy të arrestuar.

Referuar hetimeve, akuza e Fierit bëri të ditur se kishte dokumentuar se personat nën hetim kishin ngritur skema mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar. Kanë fshehur të ardhurat apo kryer pastrim parash.

Hetuesit thonë se, edhe pse shoqëria ka kryer eksporte në sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier, ka deklaruar shpenzime që tejkalonin këto fitime. Sipas akuzës, nga hetimet e kryera përmes përgjimeve dhe analizave të kontratave të lidhura nga Bankers, shpenzimet rezultonin si fiktive.

Tv Klan

/tvklan.al