Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Bankers Petroleum

Banorët dhe Bankers arrijnë marrëveshje për qiranë e tokave

Merr zgjidhje shqetësimi i banorëve të fshatrave të zonës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës. Përfaqësues të kompanisë Bankers Petroleum kanë pranuar të zbatojnë kontratën për pagesën e qirasë së tokave që kanë në përdorim. Banorët do të marrin katër milion lekë për çdo dynym tokë në vit, ashtu siç është edhe kontrata e vlefshme deri në vitin...

Shtator 11, 2026

Naftëtarët e Bankers, 10 ditë në grevë

Dita e 10 e grevës së naftëtarëve në Marinzë nisi me një protestë para zyrave të kompanisë “Bankers Petroleum”. Me pankarta në duar, ata kërkuan nga administrata e shoqërisë një zgjidhje, ndërsa thonë se kauza e tyre është e drejtë. Naftëtarët janë të vendosur që të mos e ndërpresin aksionin. Ndërkohë, personat që ndodhen në...

Tetor 24, 2025

“Inxhinier, por i mjerë!”/ Nis greva e urisë e punonjësve të Bankers Petroleum

Ashtu siç u lajmërua më 15 tetor 2025, naftëtarët e “Bankers Petroleum Albania”, kanë nisur grevën e urisë në kërkim të kushteve më të mira pune. Janë rreth 250 punonjës, siç raporton gazetarja e Klan News, Anila Sefa, teksa 80% e punës është ndërprerë. Janë rreth 400 puse nafte që nuk po monitorohen nga punonjësit,...

Tetor 16, 2025

Dosja ndaj “Bankers” kalon në SPAK

Hetimet e nisura nga Prokuroria e Fierit për atë që u konsiderua si një skemë mashtruese e vënë në jetë nga drejtues dhe punonjës të kompanisë Bankers, do të vijojnë nga SPAK. Prokuroria e Fierit shpalli moskompetencën pasi hetimet e kryera pas lëshimit të masave të sigurisë kanë nxjerrë rrethana dhe subjekte hetimore që prokuroria...

Tetor 4, 2025

SPAK merr në dorë dosjen e “Bankers”

Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompetencën për hetimin e kompanisë “Bankers Petroleum” dhe e ka përcjellë dosjen te SPAK. Siç raporton gazetarja e Klan News, Anila Sefa, nga hetimet paraprake rezulton se në këtë çështje janë të përfshirë zyrtarë të lartë, të cilët hyjnë nën juridiksionin e SPAK për hetim. Nga këqyrja e celularëve të...

Tetor 4, 2025

“Bankers”, Apeli vendos për masat e sigurisë: Burg për CEO-n kinez dhe ish-drejtorin

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë vendosi sot më 6 gusht për masat e sigurisë për personat e akuzuar në lidhje me çështjen e “Bankers Petroleum Albania LTD”. Togat e zeza lanë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë me arrest në burg për CEO-n aktual të kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtorin, Leonidha...

Gusht 6, 2025

Pas kërcënimit për arbitrazh, Bankers Petroleum tërhiqet: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me qeverinë

Kompania Bankers Petroleum Albania duket se është tërhequr nga paralajmërimi i pak javëve më parë për të çuar qeverinë shqiptare në arbitrazh, duke zbutur tonet dhe duke rikonfirmuar angazhimin ndaj platformës strategjike “Shqipëria 2030” dhe ndaj vizionit “për siguri energjetike, zhvillim të qëndrueshëm dhe partneritet afatgjatë me shtetin shqiptar”. Në një njoftim për mediat, këtë...

Gusht 1, 2025

“Nuk lejojmë goditjen e punonjësve”, Bankers: Do përballemi në arbitrazh ndërkombëtar

Kompania “Bankers Petroleum Albania”, tashmë nën hetim nga Prokuroria e Fierit, ka reaguar zyrtarisht lidhur me zhvillimet e fundit. Në reagim, kompania thekson se po ndjek me shqetësim hetimet ndaj disa drejtuesve dhe punonjësve të saj aktualë e të mëparshëm, duke i garantuar atyre mbështetje të plotë ligjore në çdo fazë proceduriale. “Bankers” nënvizon se...

Korrik 22, 2025

Asnjë qindarkë shtetit për 20 vjet, Prokuroria e Fierit: 14 masa sigurie për “Bankers Petroleum”

Prokuroria e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me hetimin ndaj kompanisë “Bankers Petroleum Albania” ku të mërkurën e 2 korrikut u arrestua drejtori aktual i kompanisë, Hongping Shiao, shtetas kinez si dhe ish-drejtori Leonidha Çobo. Organi i akuzës ka lëshuar në total 14 masa sigurimi, nga ku janë ekzekutuar deri më tani...

Korrik 3, 2025

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, Sindikata e Sektorit Hidrokarbur: Po e ndjekim me vëmendje të plotë situatën

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas arrestimeve në “Bankers Petroleum”. Në një postim në rrjetet sociale sindikata bën të ditur se janë të angazhuar të monitorojnë pasojat që kjo ngjarje mund të ketë mbi aktivitetin e kompanisë, mbi të drejtat e punonjësve dhe mbi stabilitetin e vendeve të punës. Ndër të tjera në njoftim...

Korrik 2, 2025