Tifozët përshëndetën lojtarët, por “ndezën” fushën e lojës

Si në shumicën e stadiumeve, edhe derbi i zjarrtë i Stambollit mes Galatasaray dhe Fenerbahce u luajt me stadium të boshatisur si masë parandaluese e Covid-19. Pavarësisht kësaj, sfida e përfunduar në barazim pa gola u ndërpre dhe kjo vetëm për një shkak: tifozët.

Këto të fundit arritën që të surprizonin lojtarët në fushë dhe gazetarët e pranishëm në tribuna, duke befasuar jo pak me zgjedhjen e tyre. Përmes fishekzjarrëve, tifozë që ende mbeten për t’u identifikuar, sollën spektakël flakadanësh mbi çatinë e stadiumit njeri prej të cilëve u shkëput duke rënë brenda fushës së blertë. Për fatin e mirë nuk kishte të lënduar, ndërkohë që arbitri ndërpreu sfidën derisa fusha të pastrohej.

Një episod mjaft i çuditshëm, por njëkohësisht gjest mjaft domethënës për botën e futbollit që si asnjëherë më parë po vuan mungesën e tifozëve në shkallët e stadiumeve. Tifozët janë aty për të mbështetur dhe dhuruar spektakël për skuadrat e tyre në çdo mënyrë të mundshme, madje edhe nga jashtë impiantit.

Klan Plus