Gjatë një diskutimi në studion e “Opinion” në Tv Klan mes Taulant Ballës e Spartak Kokës, ky i fundit pyeti ministrin e Brendshëm se kujt do t’i kërkonte dorëheqjen nëse do të ishte Balla i 2013-ës.  Gazetari i përmendi punonjës dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit të përfshirë në organizata e grupe kriminale, por Balla u shpreh se “do të donte të kishte dhjetëra drejtorë të konfirmuar”.

Spartak Koka: Nëse do të ishit Taulant Balla i 2013-ës, kujt do t’i kërkonit dorëheqjen për gjithë këta dhjetëra drejtues policie të cilët jo vetëm që drekojnë, por janë hjekës, organizatorë, bashkëpunëtorë në vrasje dhe në ndihmë të organizatave dhe grupeve kriminale më të rëndësishme në këtë vend, po flasim për dhjetëra dhe ju, Taulant Balla i 2013-ës, kujt do t’i kërkonit?

Taulant Balla: Ah sa do të doja unë që të kisha dhjetëra drejtorë të konfirmuar.

Spartak Koka: 69 i ke vetëm nga SPAK-u. Drejtori i Lezhës, ja ku e ke!

Taulant Balla: Tani më falni, s’më kishte ndodhur ndonjëherë të të kisha në debat por…

Spartak Koka: Ne po bëjmë debat që ta bëjmë edhe bashkëbisedim.

Taulant Balla: Më i larti ndër ta i evidentuar nga unë, unë flas me letra, nuk jam gazetar, jam zyrtar.

Spartak Koka: Ose më kthe përgjigje për Taulant Ballën e 2013-ës ose thuaj s’kam përgjigje.

Taulant Balla: Nuk shkon se është çështje mungese kulture.

Spartak Koka: Nuk është mungesë kulture, ne po kërkojmë standardin, tani po flasim për standard.

Taulant Balla: Personi më i lartë ndër ta është vetëm ish-drejtori i njësisë operacionale.

Spartak Koka: Po drejtori i Lezhës?

Taulant Balla: Të lutem tani se po flas unë. Ju thatë dhjetëra.

Spartak Koka: 69 s’janë dhjetëra?

Taulant Balla: Unë kam në kulturë që nuk  e përballoj dot zhurmën. Ti ke ardhur të bësh zhurmë, bëje, por nuk e bën dot me mua. Tani, kur flet ti kam ndërprerë ndonjëherë?

Spartak Koka: Po.

Taulant Balla: Asnjëherë.

Spartak Koka: Disa herë.

Taulant Balla: Mirë dakord, fol ti, kur të mbarosh ti, flas unë.

Spartak Koka: Flasim me fakte se nuk po flasim me zhurmë.

Taulant Balla: Ti bën vetëm zhurmë. A the dhjetëra drejtorë, unë flas kur…

Spartak Koka: Drejtues policie, shef komisariati a është drejtues policie? Shefi i krimit të organizuar të Lezhës, shefi i vrasjeve në Elbasan është drejtues i lartë policie?

Taulant Balla: Unë dua drejtorë departamenti! Dua drejtorë drejtorie! Kjo më kënaq mua!/tvklan.al