Izraeli sulmoi një zonë në periferinë jugore të Bejrutit mbrëmjen e kësaj të marte në përpjekje për të goditur një komandant të lartë të grupit militant Hezbollah.

Sipas mediave shtetërore libaneze, një grua ka vdekur, ndërsa shtatë vetë janë plagosur, njofton agjencia Reuters.

Në një deklaratë për mediat, ushtria izraelite njoftoi se ka kryer “një sulm në Bejrut ndaj komandantit përgjegjës për vrasjen e fëmijëve në Maxhdal Shams dhe vrasjen e një numri civilësh të tjerë izraelitë.”

Sulmi izraelit u dënua menjëherë nga Irani, që e quajti atë “agresion të ulët ” nga Izraeli, ndërsa grupi militant palestinez Hamas e cilësoi atë një “përshkallëzim të rrezikshëm”.

Sulmi u dënua edhe nga Rusia si “shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”, njofton agjencia Reuters.

Tv Klan