Temperaturat e larta dhe moti me diell kanë bërë që vija bregdetare e Durrësit këtë fundjavë të frekuentohet jo vetëm nga pushuesit vendas por edhe turistët e huaj që zgjodhën si destinacion për të kaluar disa ditë pushimi Shqipërinë në këto ditë Maji.

Jehona në mediat ndërkombëtare për bukuritë e rivierës tonë si edhe miqësia me shqiptarë i bënë këto dy turiste të huaja që ndalesën e parë ta kishin në Durrës.

“Për Shqipërinë na ka folur nje djalë nga Kosova, të cilin e kemi fqinj në vendin tonë, ai na e sugjeroi edhe pse të them të drejtën kam lexuar për një kohë të gjatë per vendin tuaj që frekuentohej nga turistët e huaj dhe shpresoja që një ditë ta vizitonim dhe ja ku jemi sot këtu”.

“Po kaloj ditë të mrekullueshme këtu, është kaq bukur sa e kisha dëgjuar e parë për bregdetin tuaj”.

Jo vetëm klima, por edhe mikpritja duket se i ka bërë këta të huaj që ta shijojnë bregdetin si dhe promovojnë Shqiprinë kur të kthehen në vendin e tyre.

“Tani që e pashë do ja rekomandoja në mënyrë absolute të gjithë miqve të mi”.

“Njerëzit janë shumë të sjellshëm e mikpritës, ditët janë me diell, të ngrohta të cilat po na e bëjnë Akoma më të bukur qëndrimin në durrës, jam shumë e kenaqur”.

Vendasit, frekuentues të rregullt të plazhit të Durrësit apelojnë për më shumë hapësira publike, duke kërkuar që privatët të ndalojnë zaptimin e sipërfaqes së rërës.

“Ka probleme për shezlonët që afrohen afër detit, të lënë hapësirë që të ecin njerëzit, dhe kanë dalë jashtë lokalit”.

“Shikojeni sa pak vend kanë lënë, unë jam lindur e rritur në plazh dhe janë zënë vendet në plazh”.

Në këto ditë të nxehta të fund Majit rezervimet për hotelet dhe apartamentet në zonën e bregdetit të Durrësit janë në rritje për shkak edhe të numrit të madh të turistëve të huaj që kanë vizituar javët e fundit vendin tonë.

Tv Klan