Një nga ndryshimet më të bujshme në serialin “Qyteti i Largët” lidhet me largimin e aktorit Alper Çankaya, i cili interpreton personazhin e Şahin Albora-s.
Çankaya pritet të largohet nga seriali në fund të sezonit, duke i dhënë fund pjesëmarrjes së tij në projekt.
Burime për Birsen Altuntas bëjnë me dije se aktori ka vendosur të largohet me dëshirën e tij, nëse nuk ndodh ndonjë ndryshim i papritur në planet e produksionit.
Ende nuk dihet se si do të mbyllet historia e personazhit të tij në skenar, ndërsa mbetet për t’u parë nëse produksioni do të sjellë një zëvendësim apo do të rishkruajë linjën e historisë pas largimit të Çankaya-s.
Por, mos harroni të ndiqni serialin “Qyteti i Largët”, vetëm në ekranin e Tv Klan, nga e hëna në të shtunë, ora 18:20.












Botërori 2026 
