Sonda merr 2 kg shkëmb 1.3 miliardë vjeçar për ta sjellë në Tokë

Kina ka mbërritur në Hënë më 1 Dhjetor. Pozicionimi është verifikuar në një zonë vullkanike që mendohet se është 1.3 miliardë vjeçare, e quajtur Oqeani i Stuhive.

Sonda që ka prekur sipërfaqen e Hënës është e pajisur me telekamerë, sektometër, radarë dhe një trapan për të shpuar sipërfaqen. Qëllimi i misionit është të mblidhen 2 kilogramë gurë shkëmborë, e më pas të kalohen në sondën që është në pritje në orbitë, e cila është parashikuar të kthehet në Tokë në 17 Dhjetor, për të sjellë kampionet e mbledhur.

Ndryshe nga materialet e sjella nga misionet e mëparshme amerikane e ruse që ishin 3 miliardë vjecare, këto që janë më të reja, do t’i mundësojnë shkencëtarëve plotësimin e historisë gjeologjike të satelitit tonë.

Deri më sot, gurët e fundit te sjellë nga Hëna i përkasin misionit të vitit 1976, nga misioni robotik Luna24 i ish-Bashkimit Sovjetik. Ndërsa më parë gurët hënore janë mbledhur nga astronautët, në misionet e Nasës, nga i pari dhe historiku Apollo 11, më pas 12, 14, 15, 16 dhe 17 për një total prej 382 kilogramë gurë.

Klan Plus