Egnatia bën historinë. Rrogozhinasit fitojnë ndeshjen e parë në Conference League duke mundur 2-1 Lincoln Reds.
Kampionët e Shqipërisë dominuan totalisht pjesën e parë të sfidës duke krijuar raste të shumta, por pa arritur dot që të zhbllokonin rezultatin.
Albanese u ndal në shtyllë, ndërsa në momente të tjera mungoi saktësia.
Pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë të mundshme. Albanese kaloi në avantazh ekipin shqiptar pas një pasimi nga Fernando.
Gol që çliroi skuadrën, e cila nisi të menaxhonte situatën.
Por në fakt u befasua në një nga të vetmet aksione që pati skuadra nga Gjibraltari, e cila barazoi.
Egnatia reagoi menjëherë dhe heroi ishte braziliani Fernando Medeiros.
Braziliani goditi bukur brenda zonës me të majtën për golin e fitores.
Me këtë rezultat rrogozhinasit janë në zonën që të kualifikon në “Play Off”. Dueli i radhës do të jetë kundër Kauno Zalgiris.
/tvklan.al












Botërori 2026 
