Piktori i mirënjohur Sadik Kasa, një emër i spikatur i gjinisë së peizazhit, çeli mbrëmjen e së premtes ekspozitën e tij personale “Stinët” në Galerinë e Artit “Nikolet Vasia” të qytetit të Durrësit.
Ekspozita në fjalë vjen në kuadër të një turi artistik të tij me rastin e 70 vjetorit të lindjes.
Veprat u vlerësuan nga miq dhe kolegë të Kasës ndërsa u cilësua me rëndësi organizimi i kolonive që bashkojnë piktorët.
Ekspozita “Stinët” përmban 40 tablo, të cilat sjellin përmes ngjyrave dhe penelit bukurinë e peizazheve të trevave tona, janë tashmë të ekspozuara për të gjithë artdashësit dhe vizitorët.
/tvklan.al












Botërori 2026 