Vogue, së bashku me CFDA, Rockefeller Center dhe America250, zbuluan instalacionin “Flamujt e Bashkuar të Modës” (United Flags of Fashion) më 27 korrik 2026.

Mbi 120 flamuj origjinalë të krijuar nga stilistë kryesorë amerikanë për 50 shtetet, territoret dhe Uashingtonin D.C. u shfaqën në New York. 

Flamujt e Bashkuar të Modës transformuan shtyllat ikonike të flamurit që rrethojnë The Rink me më shumë se 120 flamuj origjinal të krijuar nga stilistët e modës.

Frymëzuar nga 50 shtetet, pesë territoret amerikane dhe Uashington, D.C., secili dizajn ofron një interpretim dallues të identitetit, krijimtarisë dhe kulturës amerikane.

Krijuar në festimin e 250 vjetorit të nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë, instalacioni bashkon stilistë dhe marka të njohura duke përfshirë Ralph Lauren, Thom Browne, Tory Burch, Michael Kors, Tommy Hilfiger, Vera Wang, Trainer, dhe shumë më tepër.

Ekspozita qëndron e hapur për publikun nga 27 korriku deri më 4 shtator 2026. 

Klan News

/tvklan.al