Omani i ka paraqitur zyrtarisht Iranit një propozim të ri për menaxhimin e përbashkët rajonal të Ngushticës së Hormuzit.

Ky plan i ri i heq Teheranit kontrollin ekskluziv mbi këtë rrugë kyçe të transportit global të naftës.

Iniciativa bazohet në modelin e Ngushticës së Malakës, e cila është nën kontrollin e përbashkët të Malajzisë, Singaporit dhe Indonezisë.

Sipas projektit, të gjitha shtetet që shfrytëzojnë kalimin do të kontribuonin përmes tarifave vullnetare në një fond të përbashkët.

Këto financime do të përdoreshin për të garantuar sigurinë e lundrimit, operacionet e kërkim-shpëtimit, si dhe për mbrojtjen e mjedisit detar.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Aragchi, diskutoi çështjen e Ngushticës së Hormuzit me homologët e tij të Omanit dhe Arabisë Saudite.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Irani të ndalojë sulmet ndaj anijeve që kalojnë në Ngushticë dhe të garantojë lirinë e lundrimit në të.

Klan News

/tvklan.al